Financa

Rritet në 30 mijë lekë paga minimale


Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale nga 26 mijë lekë që është aktualisht në 30 mijë lekë, një rritje prej 15.4% e cila synon ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor.

Duhet theksuar se rritja e pagës minimale do të mbajë të paprekur këtë kategori nga tatimi mbi të ardhurat pasi deri në 30 mijë lekë, tatimi mbi të ardhura është zero.

Gjithashtu pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe paga maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Nuk është vendosur akoma, por paga maksimale pritet të rritet me 15%.

Një rritje e tillë do ta çonte pagën maksimale nga 114.7 mijë lekë, që është sot, në rreth 131 mijë lekë.

Paga bazë minimale mujore jepet për 172 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore