Lajme

Rritet me 10.000% çmimi i elektricitetit në Texas


Temperaturat e ulëta në rekorde historike, të pa dëgjuara ndonjëherë në shtetin amerikan të Texas-it, kanë çuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 10.000%.

Më shumë se 4 milionë texan-ë kanë mbetur pa energji elektrike. Faji për këtë situatë po hidhet sa nga një anë në një tjetër nga industritë fosile. Por, fakti është, se të gjitha burimet e elektricitetit po hasin vështirësi për shkak të të ftohtit arktik që ka goditur shtetin jugor në SHBA.

Sektori i energjisë së ripërtëritshme ka hasur gjithashtu vështirësi të mëdha prej ngricave.

Kjo situatë është e pazakontë për faktin se Texas-i është shteti që prodhon më shumë energji elektrike në SHBA. Ndryshimi është aq  madh, sa me shtetin e dytë, Florida-n, ka dyfish të prodhimit.

Texas-i është gjithashtu vendi kryesor i nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror. Madje, edhe përsa përket energjisë së ripërtëritshme, shteti jugor prodhon 28% të totalit amerikan.

Për faktorët e renditur më sipër, lind rrjedhimisht pyetja: Si mundet një superfuqi e tillë energjitike, të mbesë pa asnjë resurs?

Fillimisht, Texas-i nuk është mësuar me një dimër kaq të acartë. Infrastruktura, nuk është e përgatitur për këto kushte klimatike.

Pavarësisht faktit se kritikët duan t’ia hedhin fajin prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme, ajo e prodhuar nga era është vetëm një përqindje shumë e vogël e totalit për Texas-in.

Vëmendja kryesore gjithsesi, është e përqendruar tek zgjidhja e problemit. 4 milionë texan-ë presin ende rrymën elektrike. Pjesa tjetër ndërkohë, deri në zgjidhjen e çështjes, duhet ta paguajë 10.000% më shtrenjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore