Lajme

Rriten tensionet mes BE dhe Mbretërisë së Bashkuar / Johnson telefonon Ursula von der Leyen


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, zhvilloi një telefonatë me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, të mërkurën në mbrëmje. Kjo erdhi pas tensioneve që janë krijuar kohët e fundit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Mbretërisë, në lidhje me shpërndarjen e dozave të vaksinës anti-Covid.

Telefonata u mbajt rreth orës 19:00. Ajo u zhvillua vetëm disa orë pasi von der Leyen, deklaroi planet për të kufizuar eksportet e vaksinave nga BE-ja në Britani.

Zëdhënësit për shtyp si të KE-së, ashtu edhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk pranuan të jepnin detaje të mëtejshme rreth kësaj çështjeje.

Një grindje mbi eksportet e vaksinave është polemika e fundit për marrëdhëniet e tensionuara midis Britanisë dhe BE-së, që nga largimi i Britanisë së Madhe nga blloku.

Të dy palët përfshihen gjithashtu në një diskutim mbi zbatimin e protokollit të Irlandës së Veriut në marrëveshjen e Brexit.

Ambasadorët e BE-së kanë thënë se asnjë vaksinë nuk është importuar nga Britania.

Mbretëria e Bashkuar është marrësi më i madh i dozave të bëra në BE. Deri më tani ajo ka siguar 10 milionë nga 42 milionë doza vaksine të eksportuara që nga muaji shkurt i 2021-shit.

Kujtojmë se më 10 mars për shkak të një keqkuptimi Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar eksportet e shpërndarjes së dozave të vaksinës.

Në janar, BE-ja prezantoi një sistem të ri të kontrolleve mbi eksportet e vaksinave. Ai u ka kërkuar prodhuesve të bëjnë marrëveshje me qeveritë kombëtare për shitjet e planifikuara.

Por, nga ky sistem nisën dhe mosmarrëveshjet e para mes BE-së dhe MB-së. Kjo kishte të bënte me mënyrën e funksionimin të marrëveshjeve tregtare pas Brexit, në lidhje me Irlandën e Veriut.

BE-ja hartoi një rregullore në lidhje me protokollin e Irlandës së Veriut.

Udhëheqësit e bllokut kanë qenë nën presion për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave Covid-19 në kontinent, krahasuar me MB-në. Aty 22.5 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore