Lajme

Rriten rezervat saudite të naftës


Rezervat saudite u rritën më shumë se rezervat e gjithë shteteve të tjera në Gji. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës pasi Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese (OPEC+) tronditi tregjet me një vendim për të mbajtur furnizimin nën kontroll.

Kompania Saudite e Naftës, Aramco, kishte fitimet më të mëdha në pesë muajt e fundit.

Vendimi i OPEC + përfaqëson një fitore për qeverinë në Riad, e cila ka kërkuar ashpërsim të rregullave për të mbështetur çmimet. Nafta, eksporti më i madh i mbretërisë, u rrit javën e kaluar në 69,36 dollarë për fuçi në Londër, më e larta që nga maji i vitit 2019.

Fitimet e kompanisë Aramco u rritën deri në 2.3%.

Zëdhënësi i Bankës së Amerikës tha se kompania më e madhe e naftës në botë është “e pozicionuar në mënyrë unike” për të përmbushur rilindjen e mundshme të kërkesës për naftë.

Projeksionet parashikojnë rritje të fitimeve edhe tremujorin e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore