Lajme

Rriten ndjeshëm kërkesat në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë


Gjykata Kushtetuese në Turqi ka bërë publike shifrat e aplikimeve individuale dhe rishikimit të normave përgjatë dekadës së fundit.

Sipas statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2021, në Turqi janë regjistruar gjithsej 361 mijë aplikime.

Krahasuar me 2014-n, në Gjykatën e Lartë ka pasur 20 mijë e 578 aplikime individuale.

Sipas statistikave të Gjykatës Kushtetuese, ky numër është rritur në 66 mijë e 121 në vitin 2021.

Ndërsa vitin e kaluar u panë 66 mijë e 121 aplikime individuale në Gjykatën e Lartë.

Numri më i madh i kërkesave individuale u vu re në vitin 2016, kur Turqia ishte dëshmitare e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit.

Gjykata Kushtetuese finalizoi 302 mijë e 429 kërkesa, të cilat përbënin 83,7 % të të gjitha kërkesave.

Sipas statistikave të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë ka shpallur “të papranueshme” 86 % kërkesa të përfunduara.

Nga ana tjetër, 840 kërkesa nga Gjykata e Lartë nuk u konstatua “asnjë shkelje e të drejtave”.

Ndërsa 12 mijë e 627 kërkesa janë dhënë me vendim refuzimi administrativ, 1 mijë e 424 kërkesa kanë përfunduar me vendime të tjera.

Shihet se “E drejta për një gjykim të drejtë” është në krye të listës, me 20 mijë e 084 vendime, që përbënin 76.8 % të të gjitha vendimeve për shkelje të të drejtave.

Sipas statistikave të normativës së Gjykatës Kushtetuese, përgjatë një dekade janë ndërmarrë 319 padi për anulim janë bërë 1 mijë e 137 ankesa.

Vitin e kaluar ishin 134 padi për anulim dhe ankesa.

Ky numër ishte më i larti në vitin 2014 me 199 padi dhe ankesa.

Në vitin 2021, tetëmbëdhjetë padi për anulim kanë përfunduar me aktvendime anulimi, ndërsa 14 kërkesa janë hedhur poshtë.

Nga ankesat e finalizuara në vitin 2021, 10 përfunduan me anulim, 49 me pushim dhe 15 me shkrirje.

Marrë nga “Bianet”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore