“Është gjë e mirë që shoh investimet amerikane të rriten në Shqipëri”.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka folur mbi statistikat e fundit të bëra publike nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, për investimet nga përtej oqeanit drejt Shqipërisë.
Sipas të dhënave të fundit të vitit 2021, ato janë rritur me 62 milionë euro, krahasimisht me vitin 2020.
Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit të shkuar, 82 milionë euro investime amerikane kanë ardhur në vendin tonë. Sakaq, në 2020-n, kuota ka qenë në 89 milionë euro dhe në 2019-ën, 151 milionë euro.
Good to see 🇺🇸 investment in 🇦🇱 growing. Rational, clear & transparent rules + clean courts (i.e., disputes settled by laws not bribes) will attract even more. Let’s keep implementing justice reform so there are more opportunities for employment & prosperity for more people. https://t.co/YKWsaWz76q
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 12, 2022
Trendi cilësohet si rritës, pavarësisht faktit se pandemia ka ndikuar në shumë ekonomi botërore.
Mirëpo, sipas Kim, ka një rrugë për ta bërë Shqipërinë edhe më tërheqëse në sytë e amerikanëve.
Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz.
Ajo rrugë është përcaktimi i qartë i rregullave dhe shtetit ligjor, duke pasur gjykata të pastra dhe të pakorruptuara.
“Le të vijojmë të implementojmë Reformën në Drejtësi, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për punësim dhe prosperitet te njerëzit”.
Kështu e përmbyll ambasadorja postimin e saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
O’Brien i kërkoi “përparim urgjent” për Asociacionin, Kurti s’e përmend askund
-
“Afera e ambalazhuesve”, Selmanaj: Prokuroria urgjentisht të fillojë çmontimin e kësaj skeme korruptive dhe kriminale
-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
SPAK nuk fillon procedim për Bardhin, pas kërkesës nga Olsi Rama