Shqipëria

Rriten eksportet dhe importet gjatë shkurtit


Në shkurtin e këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u rritur me 50,5 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dhe me 6,5 për qind, në krahasim me muajin pararendës.

Kurse importet e mallrave arritën vlerën 69 miliardë lekë, duke u rritur me 31,5 për qind, në krahasim me një vit më parë dhe me 24,9 për qind, në krahasim me janarin 2022.

Po për shkurtin 2022, deficiti tregtar është 31 miliardë lekë, duke u rritur me 14,3 për qind, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar dhe me 57,0 për qind, në krahasim me janarin e këtij viti.

Ndryshimi vjetor në Tregtinë e mallrave(%)

Në këtë dymujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 72 miliardë lekë, duke u rritur me 49,0 për qind.

Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 124 miliardë lekë, duke u rritur me 26,7 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Kurse deficiti tregtar arriti vlerën 51 miliardë lekë, duke u rritur me 4,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Gjatë shkurtit 2022, në rritjen e eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +20,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,5 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +9,2 pikë përqindje.

Në këtë dymujor, eksportet janë rritur me 49,0 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +22,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10,6 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,3 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve

Sakaq, në rritjet e importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,9 pikë përqindje dhe “ Ushqime, pije, duhan” me +4,5 pikë përqindje.

Ndërsa grupi që ka ndikuar negativisht në rritjen e importeve është “Të tjera” me -0,2 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve në ndryshimin vjetor të eksporteve, Shkurt2022

Si dymujor, importet janë rritur me 26,7 për qind, krahasuar me dymujorin e parë 2021.

Dhe grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,3 pikë përqindje dhe “ Ushqime, pije, duhan” me +4,4 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurtin 2021 janë Italia (57,5 %), Kosova (57,9 %) dhe Gjermania (3,3 herë).

Kurse vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (12,0 %),Turqia (41,9 %) dhe Spanja (90,0 %).

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (21,2 %), Turqia (52,1 %) dhe Kina (3,8 %).

Kurse vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë SHBA-të (25,6 %) dhe Zvicra (33,2 %).

Kontributi i grupeve në ndryshimin vjetor të importeve, Shkurt2022

Me vendet e Bashkimit Evropian, shkëmbimet tregtare zënë 61,6 për qind të gjithë tregtisë.

Këtë shkurt, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,7 për qind të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55,5 për qind të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (32,2 %), Turqi (7,6 %), Gjermania (7,4 %), dhe Greqia (6,7 %).

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së, Shkurt2022

Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e vitit 2022, me vendet e BE-së zënë 61,7 për qind të gjithë tregtisë.

Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,2 për qind të eksporteve gjithsej dhe importet zënë 54,5 për qind të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (32,7 %), Turqia (7,9 %), Gjermania (7,6 %) dhe Greqia (6,6 %).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore