Shqipëria

Rrëzohet në malin e Çikës një punonjës i Ujësjellësit në Bashkinë Himarë


Konfirmohet për Albanian Post se një punëtor i Ujësjellësit në Bashkinë Himarë është rrëzuar nga mali i Çikës dhe si pasojë është dëmtuar.

Burime për AP bëjnë me dije punëtori, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, ndodhet në spital.

Mësohet se 55-vjeçari ndodhej në malin e Çikës së bashku me disa punonjës të tjerë, kur aksidentalisht u rrëzua.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasit të dëmtuar, në spital.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore