Lajme

Rrëzohet helikopteri në Turqi, vdesin dy shtetas rusë


Një helikopter për shuarjen e zjarrit u rrëzua të mërkurën e 21 shtatorit midis aeroportit Çardak dhe Acıgöl në Turqi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Anadolu”.

Helikopteri u ngrit nga Drejtoria e Operacioneve të Pyjeve në orën 13.21.

Ai u rrëzua rreth orës 16.10.

Inxhinieri rus i fluturimit Aleksandr Iakovlev dhe tekniku i fluturimit Alexey Volkov humbën jetën në helikopterin e quajtur KA32.

Personeli teknik turk Ömer Kaan Çakır dhe Kenan Erdem, kapiteni piloti i shtetasve rusë İlya İvesenkho, tekniku i fluturimit Georgii Onvnvchin dhe bashkë-piloti Egor Turkov u plagosën.

Të plagosurit u dërguan në Spitalin Universitar Pamukkale nga ekipet mjekësore.

Trupat e të humburve janë nxjerrë nga rrënojat nga zjarrfikëset dhe ekipet e AFAD-it me ndihmën e një vinçi.

Trupat u dërguan në Spitalin Universitar Pamukkale për autopsi.

Guvernatori i Denizlit Ali Fuat Atik bëri hetime në vendngjarje dhe mori informacion nga autoritetet.

Kryeprokuroria publike e Denizlit njoftoi se ka nisur një hetim.

“Hetimi për rrëzimin e helikopterit në fjalë po kryhet me përpikëri”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga rrëzimi i helikopterit në Denizli Çardak kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa nga ekuipazhi janë lënduar 5 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore