Sport

Rrezik për Atletico Madridin, lëndohet Luis Suarez


Atletico Madrid kanë pësuar një lajmë shumë të keq.

Klubi ka njoftuar se sulmuesi i tyre kryesor, Luis Suarez, ka pësuar një lëndim dhe nuk dihet se kur do kthehet.

Suarez është golashënuesi më i mirë i Atletico Madrid dhe ka pasur një kontribut të jashtëzakonshëm për pozitën e madrilenëve në La Liga.

Uruguajani është golashënuesi i tretë më i mirë në ligën e Spanjës ku ka shënuar plotësisht 19 gola dhe ka asistuar dy herë.

Atletico Madridin e presin lojë mjaft të vështira ku do ketë edhe një lojë direkte përball gjigandit katalunas, Barcelonës, dhe mungesa e Suarez kundër ish ekipit të tij do ishte fatale.

Ndeshja e radhës për madrilenët do jetë përballë Real Betis, ku Suarez do mungonte sepse është i suspenduar por çdo mungesë e tij do vërehet, pasi ai është sulmuesi i vetëm qendror për madrilenët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore