Lajme

Rrëmbehen 17 misionarë të krishterë amerikanë në Haiti


Rreth 17 misionarë të krishterë amerikanë, përfshirë fëmijë, u rrëmbyen në Hait, të shtunën e 16 tetorit, sipas mediave amerikane.

Rrëmbimi ndodhi kur misionarët po largoheshin nga jetimorja në Karaibe, sipas Neë York Times.

Ndërsa një zëdhënës i qeverisë amerikane tha se ishin në dijeni për raportet e rrëmbimit.

“Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit është një nga përparësitë më të larta të Departamentit të Shtetit”, tha zëdhënësi, duke mos pranuar komente të mëtejshme.

Ambasada amerikane në Haiti nuk iu përgjigj asnjë kërkese për koment, jashtë orarit të punës.

Ndërsa një zëdhënëse e policisë së Haitit tha se po kërkonte informacion më të detajuar mbi këtë çështje.

Associated Press (AP) raportoi se një organizatë që ishte në dijeni të incidentit, i ka dërguar mesazh zanor grupeve fetare.

“Ky është një alarm i veçantë lutjeje”, thuhej në mesazhin prej një minutësh nga Ministritë e Ndihmës së Krishterë me bazë në Ohajo.

“Lutuni që anëtarët e bandës të pendohen”.

Në mesazh thuhet se drejtori në terren i misionit po punon me ambasadën amerikane.

Sipas autoriteteve, bandat kanë kërkuar shpërblim që shkojnë nga mijëra dollarë në më shumë se 1 milion dollarë.

Muajin e kaluar, një dhjak u vra para një kishe në Port-au-Prince dhe gruaja e tij u rrëmbye, një nga dhjetëra njerëzit që ishin rrëmbyer muajt e fundit.

Të paktën 328 viktima u raportuan të rrëmbyer në policinë kombëtare të Haitit, në tetë muajt e parë të 2021-shit.

Kjo krahasuar me një total prej 234 për të gjithë vitin 2020, sipas një raporti të lëshuar muajin e kaluar nga Zyra e Integruar e Kombeve të Bashkuara në Haiti e njohur si BINUH.

Dhuna është përhapur pas vrasjes së presidentit Jovenel Moïse në korrik dhe pas një tërmeti në gusht që vrau më shumë se 2 mijë njerëz.

Së paku 1941 njerëz raportohen të kenë vdekur në tërmetin e fuqishëm që goditi Haitin të shtunën, duke i shtuar edhe 500 njerëz të re numrave të kaluar të viktimave.

Afërsisht 10 mijë njerëz kanë mbetur të lënduar si pasojë e tërmetit, dhe shumë të tjerë kanë mbetur ende të pagjetur si pasojë e rrënojave.

Tërmeti që goditi haitin ishte i magnitudës 7.2

Puna e ekipeve shpëtuese është penguar nga shirat e dendur që ranë këtë javë nga Stuhia Tropikale ‘Grace’.

Kush ishte Presidenti i Haiti-t?

Moïse, ishte president i Haitit, kombit më të varfër në Amerikë, që nga viti 2017. Koha e tij në detyrë ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe kishte demonstrata të përhapura në kryeqytet dhe qytete të tjera në fillim të këtij viti.

Zgjedhjet parlamentare duhet të ishin mbajtur në tetor 2019, por mosmarrëveshjet i kanë vonuar ato, që do të thotë se Moïse kishte qenë duke vendosur me dekret. Ai kishte planifikuar të mbante një referendum mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara këtë shtator.

 

Marrë nga The Guardian, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore