Aplikacione

Rregullatori irlandez gjobit Meta-n me 17 milionë euro për shkelje të të dhënave


Në Irlandë, rregullatori i të dhënave ka njoftuar se po vendos një gjobë prej 17 milionë eurosh për kompaninë mëmë të Facebook-ut, Meta.

Gjoba vjen pas një hetimi për 12 njoftime për shkeljen e të dhënave që rregullatori ka marrë në vitin 2018.

“Platformat e Meta-s dështuan të kishin masat e duhura teknike dhe organizative që do t’i mundësonin të demonstronte lehtësisht masat e sigurisë që zbatoi në praktikë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të Bashkimit Evropian”.

Kështu ka bërë me dije Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave në vend.

Irlanda rregullon dhe një numër gjigantësh të tjerë të internetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse selia e tyre e Bashkimit Evropian është aty.

Vitin e kaluar, rregullatori irlandez gjobiti gjobiti WhatsApp0in me një rekord prej 225 milionë eurosh për mospërputhje me rregullat e BE-së për të dhënat në vitin 2018.

Sakaq, zëdhënësi i kompanisë ka thënë se Meta do të “shqyrtojë me kujdes vendimin”.

“Kjo gjobë ka të bëjë me praktikat e mbajtjes së të dhënave nga viti 2018 që i kemi përditësuar që atëherë, jo një dështim për të mbrojtur informacionin e njerëzve”, ka sqaruar zëdhënësi.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore