Aplikacione

Rregullatorët kinezë mund të rrëzojnë aplikacionin e pagesave të Alibaba-s


Kompania kineze e teknologjisë, Alibaba, ka hasur në një rënie të ndjeshme të aksioneve pas një raporti se filiali i vet financiar i quajtur Ant Group është përsëri nën vëzhgim.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se rregullatorët duan ta përmbysin aplikacionin Alipay, i cili është ndër më të mëdhenjtë e pagesave në Kinë me më shumë se një miliard përdorues.

Kjo do të ishte lëvizja e fundit e Pekinit për të forcuar kontrollin e tij ndaj bizneseve të mëdha.

Referuar raportit, Ant Group mund edhe të detyrohet të dorëzojë të dhënat e përdoruesit që mbështesin vendimet e tij për huatë në një firmë të re të vlerësimit të kredisë, e cila do të ishte pjesërisht në pronësi të shtetit.

Mirëpo, pas këtij njoftimi, aksionet e Alibaba-s u mbyllën 4.2 për qind më pak në tregtinë e Hong Kong-ut të hënën e 13 shtatorit.

Kjo nuk rezulton të jetë hera e parë që Ant Group është vënë në shënjestër nga qeveria kineze. Ajo është goditur shpesh nga një sërë masash rregullatore të profilit të lartë.

Në tetor të vitit të kaluar, autoritetet kineze filluan të shfaqin interes në rritje për Ant Group pasi Jack Ma, figura e kompanisë, kritikoi rregullatorët, duke sugjeruar se ata po mbytnin inovacionin.

Muajin pasues, rregullatorët shfuqizuan rekordin prej 37 miliardë dollarësh të tregut të aksioneve të Ant Group. Kurse në prill, Alibaba u godit me një gjobë rekord prej 2.8 miliardë dollarësh për shqetësimet monopol.

“BBC” tregon se në të njëjtën kohë, rregullatorët kinezë i bënë thirrje Ant Group të kryejë një rishikim gjithëpërfshirës të biznesit, duke përfshirë ristrukturimin e vetes në një firmë mbajtëse financiare.

Megjithatë, pritet që Ant Group nuk do të jetë huadhënësi i vetëm kinez në internet që do të preket nga rregullat e reja.

Muajt ​​e fundit, rregullatorët kinezë kanë vënë në shënjestër kompanitë e tjera të internetit në një goditje të gjerë, e cila ka përfshirë çështjet e konkurrencës dhe privatësisë, si dhe të dhënat e përdoruesve dhe kriptovalutat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore