Teknologji

Rregulla të reja për bizneset online në Kinë


Rregullatori i tregut në Kinë ka njoftuar se këtë vit do të nisë rregulla të reja për të qartësuar përgjegjësitë e kompanive të platformave të përfshira në transaksione në internet.

Një zyrtar i Administratës Shtetërore të Rregullimit të Tregut (SAMR), Wei Li, ka thënë për agjencinë e lajmeve në vend, Xinhua, se rregullatori “do të miratojë këtë vit metoda më të fuqishme të mbikëqyrjes dhe do të vendosë një seri veprimesh” në kuadër të rregullimit të problemeve në tregun online.

Rregullatori kinez do të përshpejtojë edhe ndërtimin e një sistemi që do të mbledhë informacionin e transaksioneve në internet në kohë reale duke lejuar një monitorim dhe koordinim më të mirë të situatës.

Kjo vjen pas njoftimit të qeverisë se do të lëshojë rregulla të reja për sektorin e internetit.

Që nga muaji dhjetor, rregullatori kinez ka përfshirë lajmërimin për nisjen e një hetimi për kompaninë kryesore të tregtisë elektronike, Alibaba, duke penalizuar firmat e mbështetura nga kjo kompani dhe nga Tencent-i për moskërkimin e rishikimeve antitrust për marrëveshjet.

Ka pasur edhe penalizime të llojeve të tjera. Disa firma janë gjobitur nga rregullatori me gjobë për parregullsi çmimesh.

SAMR-ja ka deklaruar gjithashtu se do të ndërmarrë hapa në forcimin e sistemit ligjor. Njëkohësisht do të nxjerrë disa rregulla të hollësishme që synojnë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore