Lajme

Rrëfimi i veteranit të UÇK-së: Mos t’na japin pensionet, le t’na japin fishekë


Rrahman Qallapeku, veternat i UCK-se

Rrahman Qallapeku ishte një nga shumë veteranët që po merr pjesë në protestat e organizuara, pasi Qeveria i diferencoi pensionet e tyre me pagën minimale.

Ai ka 12 fëmijë e merr veç 170 euro pension.

Pishman për luftën s’është bërë, por thotë se veteranët s’i interesojnë më kujt, sidomos Qeverisë.

Mendon se aktualisht kanë mbetur pa zot shtëpie, duke iu referuar burgosjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës në Hagë.

Për kryeministrin ka fjalë të rënda, por për policinë e Kosovës, që i ndali të mos futen në Kuvend, veç fjalë miradije.

Ata flasin shqip, pohon Qallapeku, kaq ka rëndësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore