Jetesë & Stil

Rrëfehet Ed Sheeran për miqësinë me Taylor Swift


Ed Sheeran është një nga këngëtarët më të pëlqyer në mbarë botën.

Këtë herë, artisti zbulon detaje ekskluzive lidhur me miqësinë e tij me një tjetër artiste me famë ndërkombëtare.

Bëhet fjalë pikërisht për Taylor Swift, këngëtaren 31-vjeçare me të cilën Ed Sheeran ndan një miqësi prej shumë vitesh.

Jo vetëm shokë, por edhe kolegë duket se dyshja ka arritur të ketë një marrëdhënie perfekte. Sheeran zbulon se ata ndonjëherë bëjnë krahasime të notave te këngët e tyre.

A e bëjmë unë dhe Taylor diçka të tillë kur takohemi?! Unë dhe ajo luajmë meloditë e njëri-tjetrit, jo për të marrë vlerësime, por thjesht për të shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin.

Por një detaj që ia vlen të përmendet, është se këngëtari e pranon që i ka dhënë një këshillë të gabuar mikeshës së tij, e madje pikërisht për sa i përket botës së muzikës.

“Pasi Taylor bëri dy këngët ‘Blank Space’ dhe ‘Bad Blood’, ajo më pyeti se cila nga dy këngët duhet të dalë e para. Unë i thashë se definitivisht duhet ‘Bad Blood’, pasi është një ‘bombë’. Por, dukshëm ‘Blank Space’ ka korrur më shumë sukses. Unë gabova totalisht”.

Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka mbajtur qëndrim lidhur me këtë opinion që ai ka shprehur. Ajo e di se asgjë nuk ishte me dashakeqësi, ndaj dyshja vazhdon të jenë miq ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore