Përballje

Rrahmani kolosal, Juventus dorëzohet në Napoli


Në “Estadio Diego Maradona” u zhvillua kryendeshja e javës në Itali mes Napoli dhe Juventus.

U nevojit vetëm një gol që Napoli i Gattuso-s të ja merrte tre pikët e plota Juventus-it.

Minuta e 34-të ishte vendimtare kur fantazisti Lorenzo Insigne ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar golin e fitores.

Deri në fund nuk ndryshoj asgjë edhe përkundër tentativave të pareshtura nga skuadra e Pirlo-s.

Me këtë rezultat Juventus mbetet pese pikë prapa Inter-it dhe shtatë pas liderëve të Milan.

Napoli ngjitet në vendin e katërt, vetëm dy pikë prapa Juventus-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore