Lajme

Rozeta Hajdari mohon se i janë zhdukur 10 milionë euro në ministri


Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

“Të pa vërtetë”, e ka quajtur lajmin e publikuar këtë të premte, për zhdukjen e 10 milion eurove të destinuara për rezervat shtetërore, zyra për medie e Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Njoftojmë publikun se lajmi me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, ka përmbajtje të pavërtetë.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar”, thuhet në njoftim.

Ministria hedh poshtë edhe pretendimet se rezervat e paguara nuk kanë ardhur në Kosovë dhe kompania e cila u pagua për t’i sjellë është zhdukur.

“Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022”.

“Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore”.

Më tej, zyra për medie e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka bërë të ditur se për këtë raportim “të rremë”, do të ndjek rrugët ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore