Futboll

Ronaldo thyen “zyrtarisht” rekordin e Pele-s


Fitorja e Juventus-it kundër Cagliari-t mbrëmjen e të dielës, i atribuohet plotsisht Ronaldo-s. Me tripleta e tij brenda pjesës së parë, Ronaldo kap kuotën 770 gola – shifër që zyrtarisht kapërcen rekordin historic të lojtarit legjendar Brazilian, Pele [767 gola].

Ajo çka ran ë sy menjëherë, ishte komunikimi indirect midis tyre, ndërkohë që më parë kish pasur mossmarrëveshje sa i përket shifrës totale të golave të Pele-s dhe sprinti I furishëm I Ronaldo-s për ta kapërcyer. Kjo ka sjellë mjaft kontradikta dhe diskutime, madje edhe debate midis numrit total të golave të Pele kundrejt atyre të Ronaldo-s.

Në 3 janar, në ndeshjen e Juventus-it kundër Udinese-s, Ronaldo shënoi dy gola të cilët e ngjitën në kuotën 758, pra, një gol më shumë se shifra zyrtare e mëparshme e Pele-s. Normalisht që supozohej ta kalonte shifrën e mëparshme të Pele-s [757], por nuk ndodhi ashtu. Pele ndrroi përshkrimin e tij në Instragram duke shkruar: “Golashënuesi më i madh në historinë e futbollit – 1283 gola…”.

Me këtë, Pele në mënyrë indirekte mohoi arritjen e Ronaldo-s. Por në fakt, sa i përket golave me klube dhe kombëtare, Ronaldo zyrtarisht e ka tejkaluar Pele-n.

Në Instagram Ronaldo ka shkruar:

“Në javët e fundit, mediat ishin të mbushura me statistika që më nxjerrin golashënuesin numër një në historinë e futbollit, duke marrë parasysh 757 golat e Pele-s”, shkruan Ronaldo.

Nga ana tjetër, Pele nuk i kurseu lëvdatat kundrejt Ronaldo-s:

“Jeta është një fluturim dhe në fluturim të gjithë jemi vetëm dhe, çfarë udhëtimi të bukur që ke nisur. Të admiroj shumë gjithashtu të shoh plot dashuri kur luan dhe ky nuk është më secret. Të përgëzoj që arrite të thyesh rekordin tim të golave në ndeshje zyrtare”, shkruan Pele.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore