Përballje

Ronaldo nuk ndalet, Juventus fiton në San Siro


Në mbrëmjen e 2 shkurtit u zhvillua gjysëmfinalja e parë e kupës së Italisë me derbin e Italisë ndërmjet Inter dhe Juventus.

Ndeshja u zhvillua në San Siro me fillim nga ora 20:45 ku dy skuadrat vinin në këtë ndeshje me motivin për të fituar ndeshjen e parë për të pasur një rezultat më komod në përballjen e kthimit.

Ndeshja filloi në mënyrë perfekte për zikaltërit ku vetem pas 9 minutave lojë, Martinez gjeti portën pas një asistimi të Nicolo Barella.

Inter-i vazhdoj me një dominim të lehtë por në minutën e 25-të ndryshoi gjithçka, kur arbitri Gianpolo Calvarese pas konsultimit me VAR, akordoi penalti për Juventus, të cilën në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo.

Portugezi 35 vjeçar nuk u ndal dhe vetëm 9 minuta pas golit të parë, shënoi edhe të dytin duke i dhënë Juventus-it epersinë prej 2-1.

Deri në fund të ndeshjes Inter kishte një iniciativë të lehtë, por pa arritur ta rrezikoj asjëherë seriozisht portën e Juventus-it.

Ndeshja përfundoi në favor të Juventus-it, të cilët do provojnë të fitojnë edhe ndeshjen e dytë në Juventus Arena për të arritur finalen e kupës së Italisë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 9 shkurt.

Gjysëmfinalja tjetër zhvillohet në mes Atalanta-së dhe Napoli-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore