Sport

Ronaldo ka dy kërkesa për Juventus-in në merkato


Cristiano Ronaldo ka dy kërkesa të rëndësishme në lidhje me merkaton e Juventus-it në verë. Ylli portugez ka sugjeruar dy lojtarë të Manchester United-it te bardhezinjtë, David de Gea-n dhe Paul Pogba-n.

Për Ronaldo-n, mesfusha dhe porta duhet të forcohen, për të krijuar një ekip konkurues në Europë, për të garuar denjësisht në Ligën e Kampionëve. Përveç kësaj, De Gea dhe Pogba janë në situata tepër konfuze për të ardhmen e tyre te United-i dhe kjo do të sillte lehtësira në nënshkrimin e tyre.

Ole Gunnar Solskjaer-i pritet të konfirmojë për sezonin e ardhshëm si portier të parë, Dean Henderson-in dhe shanset e largimit të spanjollit rriten ndeshjëm.

Ndërsa Pogba ka kontratë deri në 2022 dhe është në vitin e fundit të saj. Francezi nuk ka pranuar rinovimin dhe këtë verë do të shitet, për të mos u humbur me parameter zero në vitin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, oferta e Juventus-it për Pogba është deri në 70 milionë euro, ndërsa për De Gea-n rreth 25 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore