Sport

Ronaldo i kërkon Juventus-it të nënshkruajë me një dëshirë të Barcelona-s


Juventus-i arriti të mposhtte me lehtësi Spezian, me shifrat 3-0, duke qëndruar në luftën për titullin e Serisë A. Bardhezinjtë janë me një këmbë jashtë Ligës së Kampionëve, pasi humbën ndeshjen e parë përballë Porto-s me rezultatin 2-1.

Ecuria, jo fort e mirë e Juventus-it, ka lëkundur edhe qëndrimin e Cristiano Ronaldo-s në Torino.

Vetëm një projekt i ri do ta bënte Ronaldo-n të ndryshonte mendim, duke përfshirë këtu një trajner të ri, i cili, me shumë mundësi, mund të jetë Zinedine Zidane dhe një lojtar që ata kanë në mendje, Hector Bellerin.

Që nga koha e largimit të Joao Cancelo-s, vendin e mbrojtësit të djathtë te bardhezinjtë e ka marrë Juan Cuadrado. Kolumbiani është përshtatur mirë në mbrojtje, por gjithsesi në fazën defensive ka boshllëqe.

Danilo gjithashtu nuk bind sa duhet dhe spanjolli Bellerin shihet si lojtari i duhur. Ylli i Arsenal-it ka një vlerë në tregun e transferimeve rreth 35 milionë euro.

Për spanjollin ka interes nga PSG dhe Barcelona, me këta të fundit që e kanë pasur tek ekipet zinxhire të tyre, kohë më parë.

Juve është futur në garë tashmë për të nënshkruar me talentin e dalë nga La Masia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore