Sport

Ronaldo do të largohet nga Manchester United, mund të rikthehet në Serie A


Cristiano Ronaldo pritet ta mbyllë para kohe aventurën e tij me Manchester United.

Kontrata e portugezit skadon në vitin e ardhshëm, megjithatë mediat angleze shkruajnë se ai pritet të largohet nga “Old Traford” gjatë kësaj vere.

Kjo mund të ndodhë, pasi që thuhet se Ronaldo nuk bën pjesë në planet e trajnerit të sapo emëruar të Manchester-it, Erik ten Hag.

Pra, 37 vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga Anglia dhe destinacioni i tij mund të jetë përsëri liga italiane, Serie A.

Mediat italiane shkruajnë se CR7 mund të transferohet te Roma, ku do të ribashkohej me trajnerin Jose Mourinho.

Agjenti i Ronaldo-s, Jorge Mendes tanimë ka pasur bisedat e para me Mourinho-n dhe drejtorin sportiv të Romës, Tiago Pinton.

Ronaldo fiton një pagë të lartë dhe Roma është gati t’i ofrojë atij 24 milionë euro në sezon, para që shumicën nga to do t’i dhurojnë disa sponsorë.

Pra mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e portugezit, ku ai lidhet edhe me një rikthim te skuadra e tij e parë që filloi karrierën, Sporting Lisbona.

Por, problemi i vetëm i portugezëve është paga e Ronaldo-s, të cilën do ta kishin problem t’ia ofronin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore