Sport

Ronaldo bardhezi deri në 2023?


Cristiano Ronaldo pritet të mbetet në qendër të projektit të Juventus-it, së paku deri në 2023, raporton e përditshmja torineze, Tuttosport. Ronaldo mbush 36-vjeç, në 5 shkurt, por mosha mbetet thjesht një numër, dhe portugezi ndihet mirë në ekipin e Andrea Pirlo-s.

22 gola ne 23 ndeshje, plus tre asistime, Ronaldo po përjeton sezonin më të mirë me fanellën e Juventus-it. Dhe pse ai mbush 36-vjeç, vazhdon të mbetet lojtar vendimtar. Këtë e demostroi dhe kundër Inter-it, me dy golat që i siguruan përmbysjen Juventus-it.  Goli i dytë, ishte pikërisht ai që tregoi gjithë freskin mendore dhe fizike të Ronaldo-s.

Në total, duke e përfshirë edhe sezonin aktual, Ronaldo numëron 112 prezenca, ku ka shënuar 87 gola dhe 21 asistime. Momentalisht portugezi është i 16 në renditjen e golashënueseve historik të Juventus-it. 11 gola më pak se Paolo Dybala i vendit të 13, që është dhe shok ekipi me Ronaldo-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore