Sport

Ronald Koeman vazhdon te Barcelona


Përkundër humbjes së turpshme në fushën e Benfica-s, Ronald Koeman do të vazhdojë te Barcelona.

Këtë e bëjnë të ditur gazetarët e afërt me klubin katalunas.

Kjo vjen sepse presidenti Joan Laporta nuk dëshiron të marrë vendim të nxituar.

Ai mendon se çdo gjë e nxituar mund të dërgojë te ndonjë gabim i madh, i cili mund ta lë klubin edhe më keq.

Para se të vendoset për shkarkimin e Koeman, presidenti i blaugranëve dëshiron që t’i konsiderojë edhe mundësitë tjera.

Në momentin që klubi do të jetë i bindur për zëvendësuesin, atëherë do t’i tregohet dera Koeman-it.

Mirëpo, komentet e tifozëve për këtë vendim, janë shumë të ashpra, shumë nga ta dëshirojnë që Koeman të largohet nga Barcelona menjëherë.

Kjo nuk do të ndodhë, me gjigantët katalunas që po zhyten thellë e më thellë në krizë.

Emrat të cilët mund ta zëvendësojmë Koeman-in, janë: Xavi, Marcelo Gallardo, Andrea Pirlo, Roberto Martinez.

Stoli i katalunasve dhe e ardhmja e tij, premton shumë spektakël mediatik në ditët/javët e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore