Futboll

Romelu Lukaku pa asnjë dëmtim


Asnjë dëmtim nuk doli nga testet klinike të kryera nga sulmuesi belg i Interit pas lëndimt që pësoi gjatë ndeshjes kundër Crotone-s.

Lukaku iu bashkua skuadrës për në Genova, por vetëm në momentet para ndeshjes me vendasit kuqeblu do të vendoset nëse do të jetë në bankinë.

Që në intervistën pas ndeshjes me Crotone-n, traineri i Inter-it, Antonio Conte, u shpreh optimist për gjendjen e Romelu Lukaku-t.

Sulmuesi belg u detyrua ta lerë fushën në minutën e 75’ të ndeshjes së Inter-it kundër Crotone-s, për shkak të një kontraktimi në kofshën e djathtë.

Pas optimizmit të Conte-s, vjen dhe siguria nga stafi klinik: “ekzaminimet nuk evidentojnë dëmtim muskulor”.

Gjithësesi, në orët në vijim do të vendoset nëse do të marrë pjesë në ndeshje. Por e sigurtë që Conte nuk do të rrezikojë ta fusë që në fillim të lojës, me dy ndeshjet që së shpejti e presin: të dielën me Roma-n në transfertë dhe të mërkurën me Fiorentina-n për çerek finalen e Kupës së Italisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore