Sport

Romagnoli në Barcelonë?


Mbrojtësi dhe kapiteni i Milan-it, Alessio Romagnoli, kërkon që të rinovojë me kuqezinjtë, por në skenë është shfaqur Barcelona.

Nuk është hera e parë që emri i Romagnoli-t lidhet me Barcelona-n. Kontrata aktuale e kapitenit përfundon në 2022.

Mino Raiola, agjenti i mbrojtësit, tashmë është takuar me krerët e klubit për të folur rreth rinovimit, por klubi nuk dëshiron ta ngrejë rrogën e lojtarit më shumë se tavani i vendosur prej 4 milionë eurosh. Ndërsa, aktualisht mbrojtësi merr 3.5 milionë euro.

Raiola dhe Romagnoli nuk janë të kënaqur me 4 milionë euro në sezon dhe mbrojtësi mund të largohet në verë.

Italiani erdhi nga Roma në 2015. Ai mund të jetë zëvendësuesi ideal për Samuel Umtiti-n. Sipas La Gazzetta dello Sport, vlera e mbrojtësi është 20 milionë euro.

Klubi blaugrana ndërkohë ka në qendër të mbrojtjes lojtarë si Pique, Lenglet, Araujo dhe Mingueza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore