Përballje

Roma shënon fitore të pastër ndaj Fiorentina-s, Kumbulla e nis titullar


Roma mori fitore të pastër me rezultat 2:0 ndaj Fiorentina-s në ndeshjen përmbyllëse të javës së 18-të të Serisë A.

Mbrotësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, e shijoi nga minuta e parë këtë sukses të skuadrës së tij.

Për të dytën ndeshje radhazi, i kushtëzuar edhe nga problemet me dëmtimet dhe pezullimet, Jose Mourinho aktivizoi titullar mbrojtësit kuqezi (luajti edhe në Kupë, kundër Geoas) që përjeton një moment të mirë, që pritet të ndikojë edhe në vazhdimësi.

Në fakt, verdhekuqve që bë gjithçka më e lehtë që në minutën e 24-t, kur Dodo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Takimi u zhbllokua në minutën e 40-të nga Paulo Dybala, i cili shënoi një gol të bukur, pas asistimit nga Abraham.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Romës, derisa në të dytën ata shënun edhe një herë.

Ishte përsëri Dybala dhe përsëri i asistuar nga Abraham, i cili e vulosi fitoren e Romës.

Me këtë fitore, Roma tani është në vendin e shtatë me 34 pikë, aq sa kanë edhe Atalanta dhe Lazio, ndërsa në xhiron e 19-të do ketë punë me Spezia-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore