Sport

Roma refuzon ofertën e Tottenham-it për Zaniolo-n


Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo, është një nga më të përfolurit në këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori ofensivë ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2024 dhe me gjasë ai nuk do ta vazhdojë atë.

Kështu, shumë klube dëshirojë shërbimet e tij, derisa së fundmi është edhe trajneri italian i Tottenham-it, Antoio Conte, i cili dëshiron që ta ketë Zaniolo-n nën urdhrat e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Tottenham-i ka ofruar në drejtim të Romës shumën e 30 milionë eurove dhe shërbimet e qendërmbrojtësit uellsian, Rodon për Zaniolo-n.

Megjithatë, kjo ofertë menjëherë është refuzuar nga kryeqytetasit e Italisë, të cilët dëshirojnë të paktën 50 milionë euro për ta liruar futbollistin 23-vjeçar.

Pra, pavarësisht kërkesave nga klubet e ndryshme, Juventus-i mbetet favorit për ta transferuar Zaniolo-n, kjo pasi që edhe vetë lojtari kishte deklaruar më parë që nuk dëshiron të largohet nga Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore