Përballje

Roma nis me fitore bindëse aventurën në Conference Leauge


Roma ka shënuar fitore bindëse ndaj CSKA Sofia-s në ndeshjen e parë të grupeve të edicionit të parë në Europa Conference Leauge.

Skuadra e Romës, u gjend e para në disavantazh, pasi në minutën e 10-të bullgarët kaluan në epërsi me anë të irlandezit Graham Carey.

Por, reagimi i verdhekuqve erdhi shumë shpejt, pasi që në pjesën e parë e rikthyen epërsinë me golat e shënuar nga Pellegrini dhe El Shaarawy në minutat 25 dhe 38.

Pjesa e dytë ishte një aventurë për Romën, pasi që shënuan edhe tre herë të tjera.

Pellegrini realizoi golin e dytë të tij në minutën e 62-të, pastaj për t’ia bërë më lehtë fitoren Romës, mysafirët mbeten më një futbollist më pak në fushë, pasi që në minutën e 80-të Wildschut u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, kryeqytetasit e Italisë shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Mancini-t dhe Abraham, për rezultatin përfundimtar 5:1.

Rezultatet tjera të ndeshjeve të zhvilluara në ora 21:00 në Europa Conference Leauge:

Randers 2 – 2 Az Alkmar

Anorthosis 0 – 2 Partizan Beograd

Bodo/Glimt 3 – 1 Zorya Luhansk

Jablonec 1 – 0 CFR Cluj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore