Përballje

Roma kalon me vështirësi Salernitana-n


Roma ka shënuar fitore të vështirë ndaj Salernitana-s me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 32-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Salernitana, të cilët realizuan përmes qendërmbrojtësit, Ivan Radovanovic në minutën e 22-të, që u asistua nga Franck Ribery.

Roma provoi të rikthehet në lojë, por pjesa e parë u mbyll me shifrat 0:1.

Edhe 45 minutat e dytë ishin të gjithë të Giallorossëve, që jo vetëm se barazuan shifrat, por edhe kaluan në epërsi.

Golin e parë për vendasit e shënoi Carles Perez në minutën e 82-të, që u asistua prej Henrikh Mkhitaryan.

Derisa tre minuta më vonë, djemtë e Jose Mourinho-s realizuan edhe të dytin, tani me anë të Chris Smalling, që shënoi nga një harkim i Jordan Veretout.

Pas javës së 32-të, Roma gjendet në vendin e pestë me 57 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të takohet me Napolin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore