Futboll

Roma i thotë “addio” Nike-ut


“New Balance” e Boston-it do të jetë sponsori zyrtar që do të veshë ekipin Roma për sezonin 2021-2022

“AS Roma është i kënaqur të njoftojë një sponsorizim të ri me New Balance, që do të shohë markën sportive me famë ndërkombëtare të bëhet sponsor zyrtar i klubit duke filluar nga kampionati i ardhshëm”. Kështu e shpalli klubi giallorossi (verdhekuq) sponsorin e ri teknik në faqen e tij të internetit, duke i dhënë lamtumirën Nike. Roma do të jetë skuadra e parë italiane që do të veshë fanella të New Balance. Ata do ta bëjnë këtë nga sezoni 2021-2022.

“Kjo marrëveshje përfaqëson një moment të rëndësishëm për ambiciet e rritjes së Klubit. New Balance njihet në të gjithë botën si lider në sektorin e saj të referencës dhe ne jemi të sigurt që ky bashkëpunim do të sjellë mundësi të reja zhvillimi për markën tonë”, shpjegoi Guido Fienga, CEO (Drejtor Ekzekutiv) verdhekuq. “Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur t’u besojmë atyre ngjyrat tona në krijimin e kompleteve verdhekuq dhe mezi presim të shohim atletët e AS Roma të veshin uniformat e reja”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore