Shqipëria

Roland Bejko emërohet në krye të PD-së Gjirokastër


Demokrati Roland Bejko, të mërkurën e 26 janarit, u emërua drejtues politik i Partisë Demokratike (PD) në qarkun Gjirokastër.

Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ka bërë të ditur këtë lajm, përmes një letre dërguar krerëve të PD-së në këtë qark.

Bejko do të mbajë edhe postin si Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, strukturë e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të kësaj partie në nivel qarku.

Kujtojmë që në krye të PD-së Gjirokastër ka qenë Tritan Shehu, që u shkarkua nga kreu zyrtar i PD-së, Lulzim Basha, në mbledhjen e Kryesisë së forcës politike, gjatë mbrëmjes së 10 janarit.

Një seri emrash gjithashtu, janë pezulluar përkohësisht nga organet e demokratëve.

Ndër këta të fundit, bëjnë pjesë emra të rëndësishëm, si: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Edith Harxhi, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore