Sport

Roger Federer pritet të mungojë në Australian Open


Roger Federer pritet të mungojë në sezonin e ardhshëm të Australian Open për shkak se ai vuan nga një lëndim nga i cili ende është në rikuperim e sipër.

Por, trajneri i tij Ivan Ljubicic thotë se 20 herë fituesi i Grand Slameve, është ende i motivuar që të kthehet në një turne të madh.

Federer, tani në të 40-tat, nuk ka luajtur qysh nga disfata në çerekfinalet e Wimbledon gjatë muajit korrik.

“Australian Open duket shumë e vështirë”, thotë Ljubicic.

“Ka pak mundësi, ai ende po rikuperohet dhe duke e njohur, ai do që të jetë 100 për qind i sigurt që është i gatshëm të fitoj një turne”.

“Ai do të shkoj hap pas hapi”, shprehet Ljubicic, “ai është tani 40-vjeçar dhe duhet të tregohet i durueshëm. Nuk mund të rikuperohet më aq shpejtë sa bënte më parë”.

Trajneri i tij e konfirmoi që Federer ende nuk po mendon për pensionimin.

“Sapo ta shoh që nuk mundet më, do të ndalet, por ky moment nuk duket as afër” thotë ai.

AO starton më 17 janar, por Federer nuk duket se do jetë i pranishëm. Rivalët e tij Rafael Nadal dhe Novak Djokovic me shumë mundësi do të jenë të pranishëm, dhe do të kenë mundësinë ta parakalojnë zviceranin me një fitore eventuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore