Pajisje

Roboti që shkon në shkollë për nxënësin e sëmurë


Edhe roboti mund të shkojë në shkollë.

Këtë e ka vërtetuar roboti-nxënës në një shkollë gjermane.

7-vjeçari Joshua Martinangeli ka qenë tejet i sëmurë për të shkuar në shkollë si zakonisht.

Falë një roboti, nxënësi gjerman nuk u shkëput nga rutina shkollore pasi ai mund të ndërvepronte me mësuesin dhe shokët e tij të klasës përmes një robotit.

Ky i fundit u ul në klasë në vendin e nxënësit dhe ka shfaqur sinjale ndriçuese kur ai ka pasur diçka për të thënë, tregon agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Fëmijët flasin me të, qeshin me të dhe ndonjëherë edhe bisedojnë me të gjatë mësimit. Joshua mund ta bëjë këtë mjaft mirë gjithashtu”, ka thënë Ute Winterberg, drejtoreshë në Pusteblume-Grundschule në Berlin.

Nëna e djaloshit, Simone Martinangeli, ka shpjeguar se Joshua e ka të pamundur të jetë i pranishëm në shkollë për shkak të një sëmundjeje të rëndë të mushkërive për të cilën i duhet të mbajë një tub në qafë.

Lidhur me këtë projekt, ai është një nismë private e paguar nga këshilli lokal në distriktin e Berlinit, Marzahn-Hellersdorf.

“Ne jemi i vetmi distrikt në Berlin që kemi blerë katër robotë për shkollat ​. Shtysa ishte COVID-19, por mendoj se kjo do të jetë e ardhmja përtej pandemisë”, ka treguar këshilltari i arsimit të distriktit Torsten Kuehne.

Sipas tij, “ndodh herë pas here, për arsye të ndryshme, që një fëmijë nuk mund të shkojë personalisht në klasë. Roboti mund t’i japë atij një shans që të mbetet pjesë e komunitetit të shkollës”.

Gjithashtu Kuehne ka shtuar se projektin e kishte sjellë tashmë në diskutime politike në nivel shtetëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore