Aplikacione

Robinhood-i me llogari pensioni në SHBA


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompania e shërbimeve financiare, Robinhood Markets, po konsideron nisjen e llogarive të pensionit.

Këtë e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Vlad Tenev, në një lidhje përmes internetit me përdoruesit e aplikacionit të vet tregtar që po kërkon të marrë pjesë në ofertën fillestare publike (IPO) të javës së ardhshme.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se shërbimi në internet numëron afro 18 milionë llogari investimesh të financuara në platformën e kompanisë, shumica e të cilave mbahen nga tregtarët me pakicë.

Dhe ofrimi i llogarive individuale të pensionit (IRAs) dhe Roth IRAs, të cilat ofrojnë avantazhe tatimore për ata që kursejnë për pension, do të lejonin Robinhood-in të kapte një treg më të gjerë.

Sipas Institutit të Kompanive Investitore, amerikanët kanë mbajtur 12.6 trilionë dollarë në IRA në fund të muajit mars, një shifër kjo 2.8 për qind më e lartë nga fundi i muajit dhjetor.

“Ne jemi të interesuar të ndërtojmë më shumë lloje llogarish, duke përfshirë IRA dhe Roth IRA, ne kemi dëgjuar shumë nga klientët tanë. Ne duam t’i bëjmë investitorët për herë të parë në investitorë afatgjatë”, ka thënë Tenev.

Reuters shpjegon se për shkak të ndëshkimeve të përfshira në tërheqjen e parave, IRA tenton të tërheqë investime afatgjata, në vend të rënies së shpejtë të aksioneve, opsioneve dhe kriptovalutave për të cilat disa investitorë i drejtohen Robinhood.

Megjithatë, në lidhjen me internet, Tenev është shprehur se “ne shohim prova që shumica e klientëve tanë kryesisht blejnë dhe mbajnë”.

Lidhur me kompaninë, e cila synon një vlerësim deri në 35 miliardë dollarë në ofertën publike, ka deklaruar se do të alokojë 20 për qind deri në 35 për qind të aksioneve të ofruara për përdoruesit e saj, një veprim i pazakontë për një ofertë të profilit të lartë.

Më herët, Robinhood-i ka nisur platformën e vet në IPO Access për të mundësuar përdoruesit të blejnë në IPO të kompanive të tjera nëse mund të negociojë marrëveshje me bankat e investimeve që i trajtojnë ato.

Madje, disa investitorë individualë po bëjnë thirrje për bojkot të IPO-s së Robinhood-it në Reddit dhe media të tjera sociale për trajtimin e tij të furisë së tregtisë së aksioneve në muajin janar.

Robinhood-i vendosi kufizime në blerjen e GameStop-it dhe aksioneve të tjera ndaj të cilave fondet mbrojtëse kishin vënë bast, për arsyet se ishte e nevojshme për stabilitetin financiar dhe operacional të platformës së vet.

Tenev ka theksuar se Robinhood-i kishte investuar në stabilitetin e platformës për të shmangur një tjetër incident të tillë.

Sipas Reuters, popullariteti i Robinhood-it është rritur gjatë 18 muajve të fundit të kufizimeve shoqërore të shkaktuara nga coronavirus-i. Ato kanë mbajtur shumë investitorë me pakicë në shtëpi.

Prandaj dhe kompania ka deklaruar se misioni i saj është të “demokratizojë financat për të gjithë” duke lejuar përdoruesit të bëjnë tregti të pakufizuar pa komisione në aksione, fonde të tregtuara nga shkëmbimi, opsione dhe monedha të kriptuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore