Sport

Robin Krasniqi hap bunar me ujë të pijshëm në Pakistan


Me paratë e fituara nga grushtet, Robin Krasniqi, ka vendosur që t’iu mundësojë të varfërve kushtet elementare për jetesë. Ai ka hapur një bunar të ujit të pastër në njërin nga vendet më të varfra në botë.

Boksieri nga Kosova, me mjetet e veta financiare, iu ka mundësuar njerëzve në një nga lagjet më të varfëra në Pakistan që të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Për këtë ka njoftuar vetë Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetëkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm, andaj jam shumë i lumtur se kam arritur ta ndërtojë një bunar te ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në botë, ku njerëzit kanë shumë nevojë për ujë”, u shpreh Robin Krasniqi.

Ai gjithashtu ka edhe një mesazh për të tjerët, që të bëjnë gjëra të mira.

“Uroj që ky postim të motivojë edhe shumë njerëz të tjerë për bamirësi. Nuk është me rendësi mënyra, shuma apo vendi ku bëni një gjë të mirë, me rendësi është qëllimi i mire!” përfundoi kampioni i botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore