Sport

Robin Gosens, shumë afër Inter-it


Inter është shumë afër që të sigurojë një transferim të madh gjatë merkatos së janarit.

Skuadra zikaltër ka avancuar shumë në bisedimet me Robin Gosens të Atalanta-s.

Klubi po bisedon edhe me lojtarin, por edhe me klubin, dhe gjasat duken shumë të mëdha që ky transferim të kompletohet ditëve apo orëve në vijim.

Gjermani është shumë i lumtur në Itali, dhe oferta e Inter ia ka bërë mendjen një, me Gosens që dëshiron të vazhdojë aventurën në Serie A.

Andaj, në këtë mënyrë bjen poshtë oferta e ngritur nga Newcastle United.

Gjatë 25 janarit, do të zhvillohen edhe bisedime tjera me dy palëve, në qytetin e Bergamo-s.

Inter do të paguajë një shifër rreth 30 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të majtë gjerman, duke përforcuar një pozitë të cilën me ngulm e ka kërkuar trajneri Simone Inzaghi.

Gosens është një ndër futbollistët më të vlerësuar në Itali, dhe do t’i ndihmonte shumë Inter-in në tentativën për të fituar edhe titullin e dytë radhazi.

Nga një fanellë zikaltër, te një fanellë zikaltër, Gosens duket sikur pilotët gjerman që i sollën lavdinë skuadrës së Ferrari-t në Formula 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore