Lajme

RMV-ja do blejë sistem të mbrojtjes ajrore nga Franca


Maqedonia e Veriut do të blejë një sistem të mbrojtjes ajrore me vlerë 66 milionë euro nga Franca.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi vendas “Kanal5”, duke cituar ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Ajo tha se zëvendësimi i sistemit të mbrojtjes ajrore është një masë e planifikuar në kuadër të përshtatjes së vendit me standardet e NATO-s, si dhe në kuadër të strategjisë zhvillimore të ushtrisë dhe se për këtë qëllim janë zhvilluar negociata me prodhues të ndryshëm.

Pagesat për sistemin do të bëhen gjatë katër viteve të ardhshme. Modeli i tij specifik nuk tregohet.

Kujtojmë se gjatë verës, Maqedonia e Veriut i dorëzoi Ukrainës tanket sovjetike T-72, të cilat planifikoi t’i çmontonte në vitet e ardhshme.

Shkupi zyrtar gjithashtu i dorëzoi Ukrainës katër avionë sulmues Su-25, të cilët i mori nga Kievi gjatë konfliktit në vitin 2001.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore