Gatimi

Rizoto me perime, e duhura për fundjavë


Receta e shëndetshme e rizotos me perime krijon një darkë të shijshme dhe përgatitet lehtë në 30 minuta. E pasur në vlera ushqyese falë kombinimit të perimeve. Rizoto e butë dhe e lehtë, fantastike për fëmijët. Burim i mirë i vitaminës A, vitaminës K dhe manganit.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 300 gr oriz, 200 gr lloje të ndryshme perimesh si spec i kuq e jeshil, patëllxhan, kungull i njomë, domate, presh, lëng perimesh, 1/2 gotë verë e bardhë, 1 lugë Mascarpone, 1 lugë gjalpë, 100 gr djathë kaçkavall, 4 thelpinj hudhre, 4 qepujka, 1 tufë borzilok, 1 tufë majdanoz, kripë, piper.

Përgatitja

Si fillim lajmë perimet dhe i presim në kube. Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën. Shtojmë orizin. E shuajmë me verë të bardhë dhe fillojmë të shtojmë perimet. Fillojmë dhe shtojmë gradualisht lëngun e perimeve, duke e përzier vazhdimisht. Pas 10 minutash shtojmë Mascarponen, djathin kaçkavall, gjalpin, kripën, piperin, borzilokun. I ziejmë edhe për 3 minuta dhe rizoto është gati për t’u shijuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore