Futboll

Rivaldo: Messi mund të nënshkruaj sërish një kontratë me Barça-n


“Ku do të shkojë Messi pasi t’i përfundojë kontrata me Barça-n?” – është një pyetje që ndoshta çdo tifoz i Lionel Messi-t apo i Barcelona-s e ka shprehur, meqenëse fati i “jashtëtokësorit” të fushës së blertë është ende një enigmë. Kjo pasi ai nënshkroi një kërkesë transferimi larg Barceonal verën e 2020-ës.

Sipas Rivaldo-s, legjendës së Brazilit dhe ish-lojtarit të Barcelona-s, Messi nuk do të largohet por në fakt, do të nënshkruaj një kontratë të re pasi ka biseduar me Presidentin e ri të ekipit katalanas, Joan Laporta.

Messi ishte fare pranë largimit nga Barça sezonin e kaluar, gjë që shpiku një seri thashethemesh për drejtimet e mundshme të tij: një prej tyre ishte Manchester City, pra, t’i bashkohet ish-trajnerit të tij dhe një personi me të cilin ka ruajtur marrëdhënie mjaft të mirë, Pep Guardiola. Së dyti, ishte dhe ende është Paris Saint-Germain, aty ku ai hipotetikisht do të shkëlqente në një ekip me Neymar Jr, ish-lojtar i Barça-s i cili e ka kërkuar me ngulm Messi-n, Kylian Mbappe-n apo bashkëkombësit e tij Di Maria, dhe Mauro Icardi.

Nuk përbën habi që ekipet e mëdha të vërsulen drejt Messi-t, sapo ta shohin të liruar nga “zinxhirët” e Barça-s, mirëpo, seriozisht, ku do të shkojë Messi?

“Barcelona po përmirësohet me hapa gjigande dhe dukshëm, ndërsa shoqërohet me formën e shkëlqyer të Messi-t pasi Laporta zëvendësoj Bartomeun”, i tha Rivaldo Betfair-it.

“Messi duket shumë herë më i lidhur, aktiv dhe rezultativ me ekipin tani dhe pikërisht kjo arsye, më bën të mendoj se Messi mund të nënshkruaj sërish një kontratë me Barça-n.

Ndërkohë, pak me herët këtë muaj [mars], mbrojtësi i Real Madrid-it, Sergio Ramos, i ka ofruar Messi qëndrim në shtëpinë e tij nëse ai transferohet te Real Madrid-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore