Stil

Rita Ora, vajza e kopertinave – shfaqet në Harper’s BAZAAR Australia


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për revistën, Harper’s BAZAAR Australia, ndërsa është paraqitur me një dukje unike.

Artistja, e cila numëron kopertina të shumta revistash kishte veshur një fustan transparent të argjendtë e që i vinte në pah format e saj trupore.

Fotografi e publikuar nga Rita Ora në Instagram.

“Duke folur për dashurinë time për Australinë me Harper’s BAZAAR Australia. Faleminderit që më kishit në kopertinë të muajit prill”, u shpreh këngëtarja shqiptare, e cila numëron mbi 16 milionë ndjekës në Instagram.

Krijuesja e hitit “Shine ya light” njihet edhe për lidhjen e saj të ngushtë me Australinë – kjo pasi që ajo edhe një herë tjetër do të jetë anëtare e panelit të jurisë së spektaklit të zbulimit të talenteve – “The Voice of Australia”.

Po ashtu, së fundmi, Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje globale regjistrimi me kompaninë – BMG, që i jep asaj pronësinë e të gjitha regjistrimeve kryesore të ardhshme.

Rita Ora.

Ylli e njoftoi lëvizjen në Instagram, duke thënë se ishte “fuqizuese të dije” se ajo kishte në kontroll muzikën e saj.

Më parë, Ora kishte nënshkruar më parë me Atlantic Records, ku shënoi 10 hitet më të mira, duke përfshirë këngët “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.

Para kësaj, ajo kishte ngritur padi për t’u liruar nga një kontratë me labelin, Roc Nation të Jay-Z, duke thënë se kishte mbetur “jetime” nga labeli.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore