Shqipëria

Rita Ora dhe Taika Waititi do të shpërngulen në Los Angeles


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka vendosur të shkëputet nga Britania e Madhe dhe të transferohet përgjithmonë në Los Angeles.

Ylli mesa duket mezi po pret një fillim të ri me të dashurin Taika Waititi. Rita thuhet se ka vendosur të zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles pavarësisht se ka shpenzuar 7.5 milionë paund në një pallat me gjashtë dhoma gjumi në Londër, gati një vit më parë.

Këngëtarja po pret me padurim një fillim të ri në Los Angeles, pas polemikave në lidhje me shkeljen e rregullave së COVID-it në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas “The Sun”, Rita u largua nga Mbretëria e Bashkuar menjëherë pasi ndodhi incidenti dhe nuk është kthyer më që atëherë.

Rikujtojmë, se Rita dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, së fundmi tërhoqën vëmendjen e të gjithëve teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad” në Los Angeles.

Artistja dhe regjisori i famshëm dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë teatrit të “Regency Village”.

Krijuesi i hitit “Let You Love Me” nuk është kthyer as edhe një herë në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj e ditëlindjes së 30 në nëntor (ku u kritikua për thyerjen e rregullave anti-COVID), pavarësisht se kishte shpenzuar 7.5 milionë funte investim në një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës verën e kaluar.

Londra thuhet se mban “kujtime të këqija” për yllin që nga festa e ditëlindjes së saj në kryeqytetin britanik dhe Rita është “e lumtur t’ia nis nga fillimi në Los Angeles, ku ka shumë mundësi.

Regjisori i Zelandës së Re Taika, 45 vjeç, ishte gjithashtu në Sydney në atë kohë duke xhiruar “Thor: Love And Thunder”, dhe yjet mendohet se janë njohur mes vete përmes një miku të përbashkët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore