Stil

Risitë e koleksionit “Chanel”


Koleksioni i markës prestigjioze të “Chanel” u çel këtë vit me modelen Charlotte Casiraghi, e cila qëndronte mbi një kalë.

Pavarësisht të gjitha parashikimeve të biznesit, “Chanel” ia ka dalë më së miri këto dy vite pandemi.

Të ardhurat në markën luksoze u rritën me dy shifra në gjashtë muajt e parë të 2021-shit, periudha e fundit për të cilën janë publikuar fitimet.

Shtëpia e modës së shpejti synon që të kapë nivelet e fitimit të vitit 2019.

Kërkesa e fortë ka çuar në rritje të jashtëzakonshme çmimesh, me disa stile klasike të çantave, tani me çmim 40% më shumë se në muajt e parë të 2020-s.

Në kohë krize, një çantë “Chanel” është “shufra prej ari” e modës.

I ndjeri Karl Lagerfeld , i cili preferonte festat madhështore, me siguri do ta kishte adhuruar hyrjen me kalë në pasarelen e “Chanel”-it për këtë vit.

Megjithatë, Virginie Viard, e cila mori drejtimin e Chanel-it tri vjet më parë, ka sjellë ide inovative.

Sakaq, seti elegant u krijua nga artisti francez Xavier Veilhan.

“Unë u frymëzova pak nga vitet ’20 – pendët, thekët”, tha për revistën “Vogue” drejtoresha artistike e “Chanel”-it, Viard.

“Prezantim i koleksionit nën masa të rrepta sigurie anti-COVID”

Përpara se të niste prezantimi i koleksionit të ri, të pranishmëve iu kërkua të tregonin prova të vaksinimit dhe një rezultat negativ të antigjenit në hyrje.

Po ashtu, maskat N95 ishin një kod veshjeje e detyrueshme dhe distancimi social duhet të respektohej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore