Film

Rishikimi i zjarrit të dashurisë – portret romantik i vullkanologëve të dënuar


Maurice dhe Katia Krafft.

Më 3 qershor të vitit 1991, vullkani në malin Unzen, të Japonisë jugore, shpërtheu dukë vrarë kështu 43 njerëz, në mesin e tyre edhe vullkanologët: Maurice dhe Katia Krafft.

Çifti ishin bërë shumë të njohur për përkushtimin e tyre pasionant ndaj studimit të vullkaneve. Filmat, fotografitë dhe librat e tyre dokumentonin fenomenet më të rrezikshme nga afër.

Shumë mund të kenë dëgjuar për ta kur kanë parë filmin “Werner Herzog Into the Inferno”.

Ky film, ka diçka fataliste në frikën e tij përballë fuqisë së vullkanit, filmi kërkon diçka romantike, duke festuar ose shenjtëruar mitin e Krafftëve: ata donin njëri tjetrin, ata donin vullkanet dhe gjithçka u mblodh së bashku në atë ditë tragjike.

Maurice në fakt shpesh herë fliste për mundësinë e vdekjes në një shpërthim vullkani – megjithëse në film shihet teksa ai tregon për veten se cfarë po i ndodhte vetëm atij, jo të dyve së bashku.

A mendonin ata vërtet në zemrat e tyre se një gjë e tillë mund të ndodhte? Apo aklimatizimi i tyre i përjetshëm ndaj rrezikut i trajtoi ata kundër këtij mendimi?

Sido që të jetë, ky film tregon se si vullkanologjia e tyre rrëqethëse lindi dekada më parë në frymën kundër kulturore të fundit të viteve ’60 – ata ishin brezi i ri që sfidonte mërzinë e qetë të punës shkencore.

Ata shpejt mësuan të dallonin dy lloje të ndryshme vullkanesh. Lloji “i kuq”, me lumenjtë e tij të fuqishëm të llavës ishte paradoksalisht më pak i rrezikshëm se lloji “gri” me shpërthimin e tij të hirit të shurdhër, shkëmbinjve dhe pluhurit, i cili mund t’ju gëlltiste në një moment – gjë që ndodhi me familjen Krafft në Unzen.

Ata ishin me të vërtetë personalitete të mahnitshme: pothuajse si fëmijë, megjithëse u zhytën në depresion që puna e tyre nuk po i frymëzonte qeveritë të punonin për protokollet e evakuimit.

Ndoshta Herzog ka kuptuar diçka për Krafft-ët që ky film nuk e kupton, me gjithë magjepsjen e tij: elementin e kultit të rrezikut, ose kultit të vdekjes, në punën e tyre.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore