Shqipëria

Tentuan të kalojnë kufirin me test fals, procedohen dy shtetas


Policia kufitare ka njoftuar parandalimin dhe procedimin e dy shtetasve tё cilёt tentuan tё udhёtonin drejt Gjermanisё dhe Athinёs, me test tё falsifikuar Covid 19.

Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të Covid-19.

“Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas nuk ishte valid”, lajmëron policia.

Gjithashtu, u konstatua i njёjti rast dhe pёr një shtetase tjetër me iniciale P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur, Has. Kjo e fundit kishte destinacion Athinën.

Dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore