Aplikacione

Rimbushje përmes Google Play


Nëpërmjet Google Play mund të përftohet shërbimi i rimbushjes së lëvizshme duke ndjekur disa hapa orientues.

Fillimisht duhet shkarkuar Google Play dhe duhen ndjekur hapat e thjeshtë pasardhës në kuadër të regjistrimit të përdoruesit.

Sipas Gadgets 360°, faqe dedikuar teknologjisë, në faqen kryesore duhet shkuar te seksioni “People”.

Duke klikuar opsionin “Mobile Recharge” paraqitet mundësia e lidhjes me numrin e telefonit. Prej listës së numrave, përdoruesi mund të zgjedhi mes selektimit të njërit prej numrave ose shkrimit në mënyrë manuale të një numri tjetër.

Pas lidhjes me numrin e telefonit, duhet zgjedhur një nga planet opsionale. Plani “For You” bazohet te historia e mëparshme e rimbushjeve. Është plani “Data” i cili bazohet te të dhënat ose “Special Recharge” i cili ofron një përzierje opsionesh të planeve.

Hapi i radhës sipas Gadgets 360° është vendosja e të dhënave bankare të cilat do të bëjnë të mundur rimbushjen e numrit duke njoftuar përdoruesin përmes një mesazhi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore