Sport

Rikthimi i karantinës në Viktoria do të ndalojë tifozët në Australian Open


Shteti i Viktorias në Australi do të hyjë në izolim për herë të tretë dhe kësaj here për të bllokuar një shpërthim të mundshëm të llojit të koronavirusit nga Mbreteria e Bashkuar. Zyrtarët gjetën javën e fundit 13 raste që buronin nga një i infektuar në një hotel në Melburn.

Bllokimi do të fillojë të premten në mesnatë dhe do të përfundojë të mërkurën. Sidoqoftë, qeveria ka thënë së turneu i tenisit Australian Open do të vazhdojë në kryeqytetin e vendit, Melburn.

Spektatorët do të ndalohen të marrin pjesë në aktivitete nga e shtuna. Më parë ishin lejuar deri në 30 mijë tifozë në ditë. “Biletat do të rimbursohen”, tha drejtori i turneut Craig Tiley.

Kryeministri i Viktorias, Daniel Andrews tha se shpërthimi aktual nuk ishte i lidhur me hotelet ku izolohen tenistët. Ai theksoi se ishte e nevojshëme një ndërprerje për të luftuar një infektim më të madh, për të cilin ai tha se kishte gjasa të krijonte infeksione të tjera të komunitetit.

“Ky është lloji më i shpejtë dhe më infektues i koronavirusit që kemi parë”, tha ai, duke shtuar se gati 1 mijë kontakte të ngushta ishin infektuar.

Sa shqetësuese janë variantet e reja?

Para këtij shpërthimi, Viktoria nuk kishte parë infeksione lokale për 28 ditë. Shumë banorë të Melburnit janë shprehur të zhgënjyer për rivendosjen e izolimit.

Vitin e kaluar, në dimër, qyteti përjetoi një nga bllokimet më të gjata dhe më të rrepta në botë, për të kapërcyer një valë të dytë, nga e cila u infektuan më shumë se 29 mijë persona dhe numri i atyre që humben jetën ishte 909.

“Ne kemi ndërtuar diçka të çmuar dhe duhet të marrim vendime të vështira dhe të bëjmë gjëra të vështira, në mënyrë që të mbrojmë atë që kemi ndërtuar”, tha Andrews-i.

“Unë kam besim se kjo ndërprerje e shkurtër do të jetë efektive. Do të jemi në gjendje ta mposhtim”.

Shteti do të jetë nën kufizim për pesë ditë dhe masat do të jenë:

-Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç kur bëjnë blerje, ushtrime fizike, nevoja pune,

-Nuk lejohen tubime,

-Udhëtimi është i kufizuar, deri në 5 km nga shtëpia,

-Vendosja e maskave në publik është e detyrueshme,

-Vendet që nuk kanë funksione të rëndësishme do të qëndrojnë të mbyllura,

-Shkollat janë të mbyllura, përveç fëmijëve të punëtorëve të rëndësishëm që do të jenë në punë,

Ndërkohë, Australia e Jugut, Kuinsland dhe Australia Perëndimore kanë njoftuar ndalim të udhëtimit të njerëzve që vijnë nga Melburni. Edhe fluturimet ndërkombëtare të Melburnin do të anulohen.

Rrugëtimi i vështirë vazhdon për Australian Open, ndërsa Covid-19 dhe polemikat fillojnë përsëri.

“Kur isha atje në fundjavën e hapjes së turneut, tifozët e tenisit me të cilët fola thanë se sa të lumtur ishin që u rikthye sporti në Melburn”, tha një gazetar që raportonte nga turneu.

“Ne jemi thjesht mirënjohës. Ne e dimë se sa vlen kjo. Ne e dimë se sa kemi luftuar për ta arritur këtë”, tha  një tifoz duke ecur në park.

Qyteti kaloi një bllokim të gjatë korrikun e kaluar pasi një shkelje e karantinës çoi në më shumë se 18 mijë raste. Tani qyteti po kthehet përsëri në izolim dhe për shumë persona është një “déjà vu” dëshpëruese.

Të mbyllur në shtëpi, njerëzit po pyesin gjithashtu se pse tenisi po vazhdon ende. Pse lojtarët dhe skuadrat e tyre do të lëvizin dhe do të luajnë ndeshjet, ndërsa njerëzit e Melburnit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi?

Pyetje mbi karantinen

Melburni bëhet qyteti i katërt Australian, duke u bashkuar me Perthin, Brisbanen dhe Adelaiden, që hynë në bllokim të parakohshëm që nga nentori.

Si po del virusi nga hotelet e karantinës në Australi?

Në secilën prej situatave, rastet kanë ndodhur për shkak të shkeljes së karantinës në këto hotele. Por, në vetëm në një prej rasteve rezultoi se ishte varianti britanik i virusit.

Autoritetet shëndetësore viktoriane janë përpjekur të zbulojnë se si doli virusi, me fokus të veçantë transmetimin në ajër.

Zyrtarët thonë se variani britanik është hiper-infektiv. Por, ekspertët gjatë javës së kaluar kanë pyetur pse mbrojtëset e aerosolit nuk ishin në vend kur dihej më parë kërcënimi nëpërmjet ajrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore