Përballje

Rikthimi i Canelo Alvarez kundër Avni Yildirim


Kampioni i botës i peshave të mesme Saul “Canelo” Alvarez, do të rikthehet në ring më 27 shkurt për t’u ndeshur me Avni Yildirim.

Canelo mbron tre titujt e tij (WBA, WBC dhe The Ring) të peshave të mesme, në këtë dyluftim të rradhës, që pas grushtimit të tij të fundit kundër Callum Smith, në 19 dhjetor; ndeshje të cilën ai e fitoi me vendim unanim. Në përballjen e tij me Smith, Canelo fitoi titullin e pamarrë (titull i lirë) të WBC-së.

Ndeshja është përcaktuar të zhvillohet në Stadiumin “Hard Rock” të Miami-t, SHBA.

“Avni Yildirim është boksier i mirë dhe jam i bindur se të dy ne do të japim një shfaqje mbresëlënëse për publikun”, tha Canelo në një konferencë për shtyp dhe vazhdoi – “Jam shumë i lumtur që po e sjellim ndeshjen në Miami aty ku është stervitur heroi im, Muhammad Ali. Mbrëmja e 27 shkurtit do të jetë padyshim privilegj për sportin”.

Turkut Yildirim i duhej garanci brenda 90 ditëve për ndeshjen kundër fituesit Canelo – Smith, për të qenë korrekt me marrëveshjen e kontratës së tij si pretendent i titujve që tashmë gezon Alvarez. Ai do të hyjë në ring për herë të parë që pas humbjes së tij me amerikanin Anthony Dirrell në 23 shkurt 2019.

29 vjeçari nga Turqia shpreson të përdorë betejën kundër meksikanit Alvarez, si trampolinën e shkëlqimit të karrierës së tij.

“Jam i nderuar të jem sfidant i detyrueshëm në garë për ‘rripin e madh jeshil’ (trofeu i kampionit të Këshillit Botëror të Boksit/WBC) dhe falenderoj këdo që është i përfshirë në realizimin ë këtij eventi”, tha Yildirim për DAZN. “Në çdo ndeshje unë jap gjithëçka kam. Të gjithë shikuesit duhet të qëndrojnë gati të shohin një luftë të vërtetë. Unë do të futem në ring për të përfaqësuar vendlindjen time dhe do ta bëj krenar”, përfundoi Yildirim.

Canelo mban rekordin e shkëlqyer e 54 fitoresh, prej të cilave 36 me nokaut, një humbje dhe dy barazime. Sfidanti i detyrueshëm i tij Avni Yildirim, rekordon 21 fitore, prej të cilave 12 me nokaut dhe dy humbje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore