Sport

Rikthim historik për të bërë historinë, Novak Djokovic fiton në Roland Garros


Në dy setet e para, u duk se fitorja për Tsitsipas ishte thjesht çështje kohe, por gjithça ndryshoi pas atij seti.

Numri një i botës në ATP, zhvilloi një fund ndeshje të jashtëzakonshme, përtej imagjinatës.

Ai e theu Tsitsipas-in shumë herë në shërbimet e tij, duke i pamundësuar që të paktën të afrohet me ëndrrën “Roland Garros”.

Dy setet e para përfunduan në favor të Tsitsipas, i pari 6-7 e i dyti 6-2.

Pastaj, Djokovic ktheu gjithçka në favor të tij.

Ai e morri setin e tretë me rezultat 6-3, duke e thyer grekun dy herë në shërbim.

Të tretin, e morri edhe më me lehtësi, me rezultat 6-2.

Kurse, të fundit, ai e morri me rezultat 6-4.

Ndeshja zgjati plot 4 orë e 12 minuta, duke qenë një ndër finalet më të gjata të Roland Garros në dekadën e fundit.

Për Djokovic, ky është Grand Slam-i numër 19-të në karrierë, ku tani është afruar shumë me dyshen historike, Nadal dhe Federer.

Grand Slam-i i radhës vjen më 28 qershor, në Wimbledon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore